EDMOND ÇATA, GAZETA SHEKULLI
2007, 17 Shkurt, Demokracia Shqiptare dhe Gazetaria e tipit Tema-Baze.
PËRMBLEDHJA E ARTIKULLIT
Roli i gazetarisë shqiptare pas 1990 në demokratizimin e shoqërisë shqiptare vërtitet midis profesionalizmit dhe klientelizmit, ndikimit pozitiv dhe atij negativ. Ky dualitet shfaqet në tre elementë.
- në ruajtjen e Standarteve Profesionale. Një procesin e zbulimit të së vërtetës, në publikimin dhe analizimin e një fakti, gazetaris profesioniste i përmbahet me rigorozitet tre parimeve: 1) verifikimit të faktit, 2) konfirmimit të informacionit nga disa burime të pavarura nga njëri tjetri, dhe 3) përdorimin e mjeteve legale. Rasti i publikimit të fotove nudo të z. Rama nga Gazeta Tema, është një shëmbull ilustrues sa kollaj mund të rrëshqasë një media nga respektimi i parimeve bazë në hetimin e të vërtetës drejt udhëheqjes nga interesi dhe llogaritë elektorale të politikës së ditës.
- në raportet e Gazetarisë me Moralin e Shoqërisë. Në gjykimin e fakteve dhe të vërtetës, gazetaria profesioniste shpesh jo vetëm reflekton moralin e shoqërisë por edhe shërben si mbrojtës i vlerave dhe moralit politik, civil, qytetar. Rasti i publikimit të fotove nudo të z. Rama nga Gazeta Tema, është një shëmbull ilustrues sa kollaj një media mund të rrëshqasë nga të qënurit një mbrojtjëse e besimit dhe vlerave morale të shoqërisë në praktikimin e metodave të pamoralshme, dhe përdorimin e vetë moralit të shoqërisë, në dëm të individit, grupit, shoqërisë, apo dhe demokracisë.
- në Cilësinë dhe Standartet e Informimit dhe Analizës. Në analizimin e fakteve dhe hetimin e të vërtetës, gazetaria profesioniste udhëhiqet nga paanshmëria dhe përdorimi i standarteve të njëjta për të gjithë rastet. Rasti i publikimit të fotove nudo të z. Rama nga Gazeta Tema, është një shëmbull ilustrues kollaj mund të rrëshqasë një media, në analizën dhe informimin që ofron, nga parimet e paanshëmrisë dhe standarteve unike drejt njëanshmërisë, subjektivizmit, klientelizmit politik, dhe përdorimit të dystandarteve.