Cilësia në Arsim të Lartë dhe Universitete

Duke monitoruar dhe analizuar tre hallka:

    • Aktorët në Arsimin e Lartë dhe Universitete. Analiza këtu fokusohet tek dy grupe aktorësh: 1) roli dhe ndikimi i AKTOREVE IDEUES, ZBATUES, KONTROLLUES, dhe VLERESUES të politikave për arsimin e lartë dhe universitetet; dhe 2) veprimtaria e AKTOREVE PERFITUES dhe që ndjejnë impaktin e politikave në arsimin e lartë;
    • Proceset në Arsimin e Lartë dhe Universitete. Analiza këtu përfshin proceset dhe praktikat në konceptimin, formulimin, zbatimin, kontrollimin, vlerësimin, dhe kolaudimin e politikave për arsimin e lartë dhe universitetet.
    • Rezultatet në Arsimin e Lartë dhe Universitete. Analiza këtu tenton të hedhë dritë mbi ndikimin dhe efektivitetin e politikave në arsimin e lartë dhe universitetet shqiptare. 
Kontribuo
Struktura e Programit Kërkimor
Lexo më shumë
home-img1
Oferta jonë
Apliko
Kurse për studentë
1. METODOLOGJI dhe METODA SHKENCORE

35 Kurse mbi aspektet kryesore të punës tënde me dizertacionin duke filluar nga ato që kanë të bëjnë me konceptimin e dizertacionit, punën me të dhënat, analizën e tyre, përdorimin e Programit Statistikor SPSS, dhe teknikat statistikore për analizimin e të dhënave.

2. ANALIZË PUNIMI SHKENCOR

4 Kurse të ndihmojnë ty si student doktorant të zhvillosh aftësitë analizuese në rrafshin shkencor. Vetë këto aftësi analizuese të ndihmojnë ty pastaj më së pari në punën tënde me dizertacionin, në atë pjesë që ka të bëjë me analizën e literaturës, dhe së dyti, në çdo punë tjetër studimore që ti do të ndërmarrësh në të ardhmen. 

3. KONCEPTIM dhe STRUKTURIM PUNIMI

5 Kurse të ofrohen ty si student doktorant nisur nga besimi se “fillimi i mbarë është gjysma e punës”. Në punën tënde më një punim shkencor, dizertacion apo artikull shkencor qoftë ai, “fillimi i mbarë” ka të bëjë më konceptimin e tërë punës tënde kërkimore

4. PREZANTIM PUNIMI

7 Kurse për Prezantimin të ofrohen ty si student nisur nga besimi që një prezantim i mirë i çdo punimi shkencor është po aq i rëndësishëm, në mos shumë, se vetë puna kërkimore dhe të shkruarit e tekstit. 

5. METODAT dhe TEKNIKAT e MËSIMDHËNIES

4 Kurset mbulojnë elementët më kryesorë të mësimdhënies. Ato janë të dobishme jo vetëm për ty si student doktorant, por edhe për vetë pedagogët e rinj të universiteteve.

Zgjidhni ISAL-Albania
25 Vite Eksperience dhe Njohuri 

Në Çështjet e Arsimit të Lartë 

Në Çështjet e Organizimit, Funksionimit, dhe Menaxhimit të Universitetit 

Bashkëpuntorë Ekspertë

ISAL-Albania grupon rreth vetes profesorë dhe studiues me emër dhe të njohur 

55+ Kurse në Metodologji Shkencore

Kurset që ofron ISAL-Albania janë në funksion të kryerjes së një studimi shkencor dhe nuk ofrohen në universitetet publike apo private. 

Bordi Drejtues ISAL-Albania

Dr. Edmond Çata është Drejtori Egzekutiv i ISAL-Albania.  Ai ka një Ph.D. në Shkenca Politike nga University of Cincinnati në SHBA dhe një M.A., po në Shkenca Politike, nga University of Nebraska-Lincoln në SHBA. 

Foto-Mondi-Profil-Hapur
EDMONDA ÇATA PhD Drejtori Egzekutiv

Dr. Mirela H. Bogdani  ka një M.PHIL. në Politikë Europiane  nga Oxford University në UK, dhe një M.Sc. në Politikat Publike Europiane nga Cardiff University po në UK.  

Dr. Mimoza Manxhari ka një Doktoraturë në Shkenca Ekonomike nga Universiteti i Tiranës. Sot është Profesore e Associuar dhe jep mësim në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. 

Dr. Mirela P. Bogdani  ka një Doktoratë dhe Master Shkencor në Shkenca Juridike  nga Universiteti i Tiranës, në Shqipëri.

Flodira Misha ka ekspertizë në fushën e Arkivave, Dokumentacionit, dhe Bibliotekes. Aktualisht ajo punon në Biblotekën e Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.