Në TEKNIKAT E PREZANTIMIT të një PUNIMI SHKENCOR ISAL-Albania ofron 7 KURSE.

Kurset për Prezantimin të ofrohen ty si student nisur nga besimi që një prezantim i mirë i çdo punimi shkencor është po aq i rëndësishëm, në mos shumë, se vetë puna kërkimore dhe të shkruarit e tekstit. Kjo rëndësi vjen nga fakti që prezantimi, përdor gjithë “materialin bruto” të punës kërkimore, por, ndryshe nga teksti i shkruar, aplikon të tjera parime. Po ashtu, prezantimi, ndryshe nga puna e shkruar, ka në dispozicion të realizimit të tij 30-45 minuta. Nisur pra nga koha e shkurtër në dispozicion të prezantimit, por edhe “detyrimi” yt si student për ti konsumuar “të gjitha gjërat” brënda prezantimit tënd, prezantimi involvon parime dhe teknika të tjera komunikimi. Sa më voluminoz të jetë një punim, siç është rasti i një dizertacioni, aq më i vështirë bëhet misioni për të qënë konciz dhe realizuar një komunikim efektiv me auditorin që ke përballë.

Secili kurs mund të zgjasë minimalisht 3 javë.

Ti si student doktorant mund të zgjedhësh të marrësh secilin prej kurseve që i përgjigjet më mirë nevojave të tua dhe të ndihmon në zgjidhjen e problemeve që has me prezantimin e një punimi shkencor.