Konsulence për Studentë të SHKENCAVE JURIDIKE
ASPEKTE të Arsimit të Lartë dhe Universiteteve për Tezë Masteri apo Dizertacion
Ndryshe nga juristi që praktikon të drejtën çdo ditë në institucione apo sallë gjyqi, studiuesi i shkencave juridike është thjesht një “vëzhgues i jashtëm” që vëzhgon dhe analizon gjithshka që ka të bëjë me marrëdhëniet dhe praktikat juridike. Për të qënë i suksesshëm, një juristi i duhet të njohë sa më mirë ligjet, praktikat dhe teknikat, procedurat dhe rregullat psikologjinë. Për të qënë i suksesshëm, një studiuesi të shkencave juridike i duhet të kuptojë sa më mirë, dhe të të shpjegojë, çfarë ndodh dhe pse në marrëdhëniet juridike. Juristi pra thjesht “mëson” dhe “përdor” ligjin, ndërsa studiuesi “vëzhgon” dhe “nxjerr konkluzione”.
Për ata studentët e shkencave juridike që mendojnë të punojnë një temë masteri apo dizertacioni me fokus Arsimin e Lartë dhe Universitetet në Shqipëri, ISAL-Albania ofron Konsulencë për disa aspekte qoftë në nivel mikro, qoftë në nivel makro. Sigurisht që studenti nuk ka asnjë detyrim të kufizojë veten vetëm në aspektet që sugjeron ISAL-Albania. Por disa nga aspektet, brënda të cilave një student mund të identifikojë një temë potenciale për një punim Dizertacioni apo Teze Masteri përfshijnë:
Në NIVEL MAKRO, atë të SISTEMIT TË ARSIMIT TË LARTË në tërësi, temat potenciale mund te prekin dhe analizojnë këto aspekte:
(-) MARRËDHËNIET LEGALE brënda Sistemit. Në këtë aspekt, punimet mund të trajtojnë:
- Kuadrin Ligjor për Arsimin e Lartë ( për sqarime më specifike shih këtu )
- Statusin Legal të Universitetit si Institucion ( për sqarime më specifike shih këtu )
Në NIVEL MIKRO, atë të UNIVERSITETIT si njësia bazë, temat potenciale mund te prekin dhe analizojnë këto aspekte:
(-) ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I UNIVERSITETIT. Në këtë Aspekt, punimet mund të trajtojnë:
- Strukturën Organizative të Universitetit ( për sqarime më specifike shih këtu )
- Autoritetet Drejtuese te Universitetit ( për sqarime më specifike shih këtu )
- Vendim-Marrjen ( për sqarime më specifike shih këtu )
- Politikë-Bërjen dhe Zbatimin e Politikave ( për sqarime më specifike shih këtu )
(-) POLITIKAT E UNIVERSITETIT PËR STUDENTIN. Në këtë Aspekt, punimet mund të trajtojnë:
- Përfaqësimi i Studentëve në Qeverisjen e Universitetit ( për sqarime më specifike shih këtu )