Në KONCEPTIMIN dhe STRUKTURIM të një PUNIMI, ISAL-Albania ofron 5 KURSE.
Këto kurse të ofrohen ty si student doktorant nisur nga besimi se “fillimi i mbarë është gjysma e punës”. Në punën tënde më një punim shkencor, dizertacion apo artikull shkencor qoftë ai, “fillimi i mbarë” ka të bëjë më konceptimin e tërë punës tënde kërkimore. Fakti nëse ti arrin apo jo të konceptosh dhe strukturosh në mënyrë korrekte procesin tënd kërkimor dhe atë që ka të bëjë me të shkruarit e dokumentit, është shumë i rëndësishëm dhe përcaktues për vetë ecurinë, progresin, dhe suksesin e projektit tënd studimor.
Secili kurs mund të zgjasë nga 2 deri në 6 javë.
Ti si student doktorant mund të zgjedhësh të marrësh secilin prej kurseve që i përgjigjet më mirë nevojave të tua dhe të ndihmon në zgjidhjen e problemeve që has në punën me konceptimin dhe strukturimin e një punimi shkencor.
- 40 – Konceptim-Strukturim – Propozimi i Dizertacionit (më tepër shih këtu).
- 41 – Konceptim-Strukturim – Kapitujt e Dizertacionit (më tepër shih këtu).
- 42 – Konceptim-Strukturim – Artikull Shkencor (më tepër shih këtu).
- 43 – Konceptim-Strukturim – Abstrakt Studimi Shkencor (më tepër shih këtu).
- 44 – Konceptim-Strukturim – Formatim Referenca-Bibliografi (më tepër shih këtu).