ÇFARË BËN ISAL-ALBANIA

ISAL-Albania ka në fokus Arsimin e Lartë dhe Universitetet në Shqipëri.

Instituti mbledh te dhena dhe ben studime qe analizojne zhvillimet, problemet, çështjet, cilësinë, dhe politikat për arsimin e lartë dhe universitetet shqiptare. Instituti ofron gjithashtu konsulencë për studentët dhe pedagogët e rinj.

Cilësinë e Arsimit të Lartë dhe Universiteteve Instituti e realizon duke monitoruar dhe analizuar tre hallka.

  • Aktorët në Arsimin e Lartë dhe Universitete. Analiza këtu fokusohet tek dy grupe aktorësh: 1) roli dhe ndikimi i AKTOREVE IDEUES, ZBATUES, KONTROLLUES, dhe VLERESUES të politikave për arsimin e lartë dhe universitetet; dhe 2) veprimtaria e AKTOREVE PERFITUES dhe që ndjejnë impaktin e politikave në arsimin e lartë;
  • Proceset në Arsimin e Lartë dhe Universitete. Analiza këtu përfshin proceset dhe praktikat në konceptimin, formulimin, zbatimin, kontrollimin, vlerësimin, dhe kolaudimin e politikave për arsimin e lartë dhe universitetet.
  • Rezultatet në Arsimin e Lartë dhe Universitete. Analiza këtu tenton të hedhë dritë mbi ndikimin dhe efektivitetin e politikave në arsimin e lartë dhe universitetet shqiptare.         

Aktorët, Proceset, dhe Rezultativiteti i politikave për Arsimin e Lartë dhe Universitetet analizohen në dy nivele:

  • Në Nivel Makro, në fokus janë Sistemi në tërësi dhe Politikat Publike për arsimin e lartë dhe universitetet. Këtu analizohen problemet me organizimin, funksionimin, dhe efektivitetin e sistemit në tërësi dhe të politikave në arsimin e lartë. Analiza synon informimin e politikë-bërjes, artikulimin e rekomandimeve specifike, dhe ndikimin dhe orientimin e vendim-marrjes drejt modeleve dhe praktikave të suksesshme.
  • Në Nivel Mikro. në fokus është Universiteti si njësia bazë e sistemit. Këtu analizohen problemet me organizimin dhe funksionimin institucional dhe akademik të Universitetit. Analiza synon të hedhë dritë mbi cilësinë dhe efektivitetin e politikave dhe veprimtarisë së universitetit në disa aspekte: 1) zhvillimit institucional, 2) menaxhimit financiar, 3) veprimtarisw akademiko-shkencore, 4) politikave burokratike, dhe 5) marrëdhënieve të universitetit me studentin.