MËSIMDHËNIE
Kurs 52: Konceptim Syllabusi
Çfarë Aftësi Praktike Fiton nga ky Kurs. Kursi të ndihmon të krijosh një ide të qartë për këto Elementë Kryesorë të Syllabusit:
- për Rolin e Syllabusit. Ti familjarizohesh me faktin që Syllabusi nuk është thjesht një letër ku shënohet ditët dhe orët e marrjes së lëndëve. Syllabusi është “Kushtetuta” që rregullon marrëdhëniet mes Pedagogut dhe Studentëve. Ai mund të konsiderohet si kushtetutë pikërisht sepse përmban të gjithë rregullat që rregullojnë marrëdhëniet mes pedagogut dhe studentit në mësim në mënyrë që marrëdhëniet mes tyre të jenë sa më pak subjektive. Çdo konflikt I mundshëm mes pedagogut dhe studentit zgjidhet mbi bazën e rregullave të sanksionuara në syllabus
- për Rëndësinë e Syllabusit. Ti familjarizohesh me faktin që Syllabusi është gjithashtu edhe dokumenti më konkret i shprehjes së “Lirisë Akademike”. Sigurisht, syllabusi përmban një numër rregullash që rregullojnë marrëdhëniet e pedagogut me studentin, por në thelbin e vet, syllabusi shpreh dhe mbetet pasqyrim i drejtëpërdrejtë i lirisë, të drejtës, dhe mënyrës se si vendos pedagou të formatojë lëndën dhe mësimdhënien në të gjithë aspektet e saj.
- për Komponentët përbërës të Syllabusit. Ti mëson që konceptimi dhe përmbajtja e Syllabusit duhet të përfshijë një numër elementësh të grupuar në tre grupe kryesore: 1) Informacionin për lëndën. Këtu bëhet fjalë për informacionin burokratik dhe akademik të lëndës; 2) informacionin për rregullat. Këtu bëhet fjalë për rregullat e përgjithshme të të universitetit, rregullat specifike të pedagogut, dhe të drejtat dhe detyrimet e palëve; 3) informacioni për studentin. Këtu bëhet fjalë për kërkesat e pedagogut ndaj studentit, detyrat që duhet të kryejë studenti, komponentët e vlerësimit të përformancës së studentit, afatet e përmbushjes së detyrimeve.
Pse të Duhet ta Marrësh këtë Kurs. Duhet ta Marrësh për 2 Arsye:
- Syllabusi është Guri i parë me të cilin fillon Mësimdhënia cilësore. Një syllabusi konceptuar dhe formatuar në një mënyrë korrekte është pika e parë mbi të cilën studenti fillon të kultivojë përshtypjet dhe vlerësimin e tij për cilësinë dhe aftësitë mësimdhënëse të pedagogut.
- Aplikimi i Syllabusit në Universitetet në Shqipëri nuk ka një traditë dhe kësisoj, çdo student doktorant që aspirron të punojë si pedagog ka nevojë të krijojë një ide të qartë për këtë dokument. Në Shqipëri, praktika e syllabusit është futur me imponim, pa sqarimet ndërgjegjësuese çfarë përfaqëson syllabusi, dhe për pasojë, nga një dokument shumë i rëndësishëm syllabusi shihet me syrin e një letre që bëhet vetëm sepse ju kërkohet me detyrim.
Sa Zgjat Kursi: 2 Javë