Në METODAT dhe TEKNIKAT e MËSIMDHËNIES ISAL-Albania ofron 4 KURSE TRAJNUESE.

Kurset mbulojnë elementët më kryesorë të mësimdhënies.

Ato janë të dobishme jo vetëm për ty si student doktorant, por edhe për vetë pedagogët e rinj të universiteteve. Në universitetet amerikane, zakonisht këto elementë ju “mësohen” studentëve doktorantë në qëndra brënda universitettit që përgjithësisht quhen “Teaching Institute”. Kurset që ofrohen synojnë të përçojnë një informacion dhe njohuri që në universitetet shqiptare as që mendohet se vlejnë.

Secili trajnim mund të zgjasë minimalisht 2 javë.

Ti si student doktorant mund të zgjedhësh të marrësh secilin prej Trajnimeve që të intrigon më shumë dhe mendo se do të të hyjë më shumë në punë për të pregatitur si mësimdhënës.