
Profesore e Asociuar
Dr. Mirela H. Bogdani ka një M.PHIL. në Politikë Europiane nga Oxford University në UK, dhe një M.Sc. në Politikat Publike Europiane nga Cardiff University po në UK. Fushat e saj të interesit janë Politikat e Bashkimit Europian, Integrimi Europian, Tranzicioni i Shoqërive Post Komuniste, si dhe Metodologja e Kërkimit Shkencor. Dr. Bogdani ka një eksperiencë të gjatë mësimdhënieje, punë kërkimore, dhe veprimtari shkencore. Ajo është Profesore e Associuar në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë dhe ka dhënë mësim në një numër universitetesh të huaja dhe shqiptare. Puna e saj kërkimore përfshin studime në politikë, qeverisje, dhe politika publike.

Profesore e Asociuar
Dr. Mimoza Manxhari ka një Doktoraturë në Shkenca Ekonomike nga Universiteti i Tiranës. Sot është Profesore e Associuar dhe jep mësim në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Fokusi dhe veprimntaria e saj kërkimore përfshijnë Sjelljen Organizative, Organizatat, Menaxhimi i Organizatave, Administrimi Publik.

Profesore e Associuar
Dr. Mirela P. Bogdani ka një Doktoratë dhe Master Shkencor në Shkenca Juridike nga Universiteti i Tiranës, në Shqipëri. Fushat e saj të interesit janë Institucione Politike, Institucionet Juridike, Arbitrazhi Ndërkombëtar Tregtar, dhe Zgjidhja e Konflikteve në fushën e Investimeve. Dr. Bogdani jep mësim në Universitetin e Tiranës dhe është e angazhuar gjithashtu në një numër projektesh në fushën e drejtësisë.

Flodira Misha ka ekspertizë në fushën e Arkivave, Dokumentacionit, dhe Bibliotekes. Aktualisht ajo punon nw Biblotekën e Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.