Në ANALIZIM dhe VLERËSIM SHKENCOR të një PUNIMI SHKENCOR ISAL-Albania ofron 4 KURSE.
Këto kurse të ndihmojnë ty si student doktorant të zhvillosh aftësitë analizuese në rrafshin shkencor. Vetë këto aftësi analizuese të ndihmojnë ty pastaj më së pari në punën tënde me dizertacionin, në atë pjesë që ka të bëjë me analizën e literaturës, dhe së dyti, në çdo punë tjetër studimore që ti do të ndërmarrësh në të ardhmen. Sepse në çdo studim tëndin në të ardhmen do të të duhet të bësh edhe analiza edhe kritika të studimeve të të tjerëve, të dyja një element i pashmangshëm i angazhimit në veprimtarinë dhe debatin shkencore brënda komunitetit shkencor të fushës tënde.
Kurset zgjasin nga 4 deri 6 javë.
Ti si student doktorant mund të zgjedhësh të marrësh secilin prej kurseve që i përgjigjet më mirë nevojave të tua dhe të ndihmon në zgjidhjen e problemeve që has në punën me analizën dhe vlerësimin e një punimi shkencor.
- 36 – Analizë Artikull Shkencor (më tepër shih këtu)
- 37 – Analizë Libri Shkencor (më tepër shih këtu)
- 38 – Analizë Literatura e një Studimi (më tepër shih këtu)
- 39 – Analizë Të Dhënash të Përdorur në një Studim (më tepër shih këtu)