ISAl-Albania-Research-Program


CILI ESHTE FOKUSI I PROJEKTEVE?

Projektet kanë në fokus dy drejtime kryesore:

1-Sistemin e Arsimit të Lartë në Shqipëri

2-Universitetin si Njësia Bazë e Sistemit


KUSH MUND TE MARRE PJESE NE KETO PROJEKTE

Projektet janë të hapura si për studentë Pas-Universitarë (Doktorantë, Master), ashtu edhe për Pedagogë që kanë interes për çështjet e arsimit të lartë dhe universiteteve në Shqipëri.


CILA ESHTE VLERA E KETYRE PROJEKTEVE?

Projektet kanë rëndësi në dy drejtime.

Së pari, këto projekte plotësojnë një boshllëk në analizimin dhe kuptimin e problemeve që karakterizojnë Arsimin e Lartë dhe Universitetet në Shqipëri. Deri më sot, është folur shumë për problemet në arsimin e lartë dhe universitetet shqiptare si nga studentët dhe qarqet akademike ashtu edhe nga aktorë të shoqërisë politike. Por as diskursi publik, as politikë-bërja, as politikat, as reformat nuk janë informuar nga studime të mirëfillta. Vërtet mund të ketë patur grumbullime të dhënash apo edhe "analiza" emergjencash në reagim të ngjarjeve dhe zhvillimeve të ditës, por studime të mirfillta, në funksion të krijimit të një tabloje dhe ideje të plotë për gjëndjen, problemet, cilësinë, dinamikat, ndryshimet, dhe ecurinë e arsimit të lartë dhe universiteteve shqiptare nuk ka patur!!! Ndaj këto projekte kanë vlerë pasi të konceptuara dhe organizuara si një Programi Kërkimor në fushën e Arsimit të Lartë dhe Universiteteve në Shqipëri, ndihmojnë për të krijuar një ide më të plotë për to.

Së dyti, këto projekte, mund të shërbejnë, dhe tju vijnë në ndihmë politikë-bërësve dhe drejtuesve në qerveri dhe universitete që duan vërtet ndryshimin, për të kuptuar më mirë problemet dhe inicuar politika dhe veprime që bëjnë sens! Që identifikojnë dhe duan të merren me eleminimin e shkaqeve të vërteta, reale, jo me shkaqet e stisura apo te servirura sipas një axhende të frymëzuar politikisht, klientelisht, apo nga interesa meskine. Pra këto projekte, të konceptuara dhe udhëhequr nga logjika shkencore shkak-pasojë, janë të rëndësishme sepse mund të kontribuojnë në realizimin ndryshimeve të vërteta!

Për të krijuar një ide më të shpejtë, më të plotë, vizuale për frymëmarrjen e projekteve të strukturuar dhe sistemuar brënda këtij Programi Kërkimor, të elementëve të Arsimit të Lartë dghe Universiteteve që mbulohen nga këto projekte mund të klikosh këtu të shohësh paraqitjen grafike të Programit Kërkimor.