ME KË BASHKËPUNON ISAL-ALBANIA?
ISAL-Albania është i hapur për bashkëpunim me të gjithë ata aktorë, institucione, agjenci, apo individë, brënda apo jashtë Shqipërisë, që kanë interes për gjëndjen e arsimit të lartë dhe universiteteve në Shqipëri. Instituti është i hapur gjithashtu për studentët, pedagogët, studiuesit dhe mirëpret kontributin dhe angazhimin e tyre në analizimin e problemeve në arsimin e lartë dhe universitetet shqiptare.
- ISAL_Albania është e hapur për bashkëpunim me të gjitha Institucionet që merren me Politikat Publike në Arsimin e Lartë siç janë Ministria e Arsimit dhe Agjencitë Publike në fushën e arsimit të lartë. Instituti shpreh gatishmërinë të ofrojë kontributin e vet në mbledhjen, përpunimin, analizimin, dhe interpretimin e të dhënave për arsimin e lartë dhe universitetet që shërbejnë për të përmirësuar dhe përfshirë në politikat për arsimin e lartë dhe universitetet praktikat më të mira ndërkombëtare.
- ISAL-Albania është e hapur për bashkëpunim me të gjitha ato Institucione apo Agjenci Ndërkombëtare që kanë interes për zhvillimet dhe cilësinë e arsimit të lartë dhe universiteteve në Shqipëri. ISAL-Albania është e gatshme të bashkëpunojë me çdo institucion, universitet, qëndër studimore, organizatë, apo agjenci ndërkombëtare, publike apo private, në SHBA, UK, apo Evropë, për mbledhjen dhe analizën e të dhënave, kryerjen e projekteve apo studimeve që synojnë të analizojnë dhe arrijnë një kuptim më të mirë për gjendjen dhe dinamikat e politikave publike dhe legjislacionit shqiptar për arsimin e lartë dhe për cilësinë akademiko-shkencore dhe zhvillimin institucional të universiteteve shqiptare shtetërore apo private.
- ISAL-Albania është e hapur për bashkëpunim me të gjitha Universitetet Shqiptare, Publike apo Private. ISAL-Albania është e gatshme të bashkëpunojë dhe kontribuojë me studime që ndihmojnë universitetet të njohin më mirë veten dhe mundësojnë përmirësime në zhvillimin dhe funksionimin e tyre institutionalo-organizativ, financiar, akademiko-shkencore, dhe marrëdhëniet me studentët. Instituti është i gatshëm të ndihmojë universitetet në evidentimin, inkorporimin, dhe jetësimin të modeleve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare në zhvillimin dhe funksionimin institucional, organizativ, financiar, akademik, shkencor dhe burokratik të universitetit.
- ISAL-Albania është e hapur për bashkëpunim me Pedagogë dhe Studiues të Rinj. ISAL-Albania është e gatshme të angazhohet në realizimin e projekteve kërkimore të përbashkëta me pedagogë dhe studiues në hapat e parë të karrierës së tyre akademiko-shkencore. Instituti ofron gjithashtu support për zhvillim profesional në metodologji shkencore, në metoda dhe programe statistikore, në mësimdhënie, në konceptim dhe realizim të studimeve apo projekteve kërkimore-shkencore, si dhe në zhvillimin e aftësive të kritikës dhe oponencës shkencore.
- ISAL-Albania është e hapur për bashkëpunim me Studentë. ISAL-Albania ofron konsulencë akademike për studentë Bachelor, Master, apo Doktoral. ISAL-Albania ofron konsulencë në zgjerimin e njohurive dhe aftësive të tyre praktike në metodologji shkencore, në ecurinë e tyre me punën kërkimore-shkencore me tezat e masterit apo dizertacionet doktorale por nuk kufizohet vetëm në këto gjëra. Ndihma përfshin edhe perfeksionimin e aftësive gjuhësore në shqip apo anglisht dhe në zhvillimin e aftësive të të shkruarit akademik. Ne mirëpresim çdo angazhim të studentëve në projekte apo punë studimore.