Për Studentë MASTER apo DOKTORANTE që sunojnë të punojnë një TEZE MASTERI apo DIZERTACION, ISAL-Albania ofron KONSULENCE në dy drejtime:

Së pari, ISAL-Albania ju sugjeron sugjeron një numër temash me fokus studimor Arsimin e Lartë dhe universitetet në Shqipëri.

Së dyti, ISAL-Albania iu ofron studentëve edhe KONSULENCE në punën me tezat dhe dizertacionet. Konsulenca konsiston në bashkëpunimin me studentin për:

  • eksplorimin e problemeve apo fenomeneve me interes studimor
  • identifikimin e temave potenciale
  • përcaktimin e fokusit të punimit
  • konceptimin e Research Design dhe planifikimin e punës me Tezën apo Dizertacion

Konsulenca për tema studimore me fokus arsimin e lartë dhe universitetet shqiptare ju ofrohet studentëve në fushat e Shkencave Juridike, Politike, Ekonomike, Edukimit, dhe të Administrimit e Politikave Publike. ISAL-Albania ndihmon studentët të precizojnë temën studimore, sipas specifikave të fushës së studimeve të studentit:

  • Tema Potenciale për Studentë në Shkenca Juridike ( më tepër shih këtu )
  • Tema Potenciale për Studentë në Shkenca Ekonomike ( më tepër shih këtu )
  • Tema Potenciale për Studentë në Shkenca Politike ( më tepër shih këtu )
  • Tema Potenciale për Studentë në Shkenca të Edukimit ( më tepër shih këtu )
  • Tema Potenciale për Studentë në Administrim dhe Politika Publike ( më tepër shih këtu )

Temat që studentët mund të zgjedhin për Tezë Masteri apo Dizertacion, dhe për të cilat ISAL-Albania ofron konsulencë, mund të prekin dhe analizojnë çështje të Arsimit të Lartë dhe Universitetit në dy nivele:

  • si në nivel MAKRO, pra të SISTEMIT dhe ELEMENTËVE PËRBËRËS të tij,
  • ashtu edhe në nivel MIKRO, pra të UNIVERSITETIT si njësia bazë e sistemit dhe gjithë elementëve përbërës të funksionimit të tij.

Në NIVEL MAKRO ISAL-Albania ofron konsulencë për tema që kanë të bëjnë me SISTEMIN E ARSIMIT TË LARTË në të gjithë tërësinë e tij. Këto tema mbulojnë pesë aspekte kryesore të sistemit:

  • ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I SISTEMIT TË ARSIMIT TE LARTË. Këtu temat mbulojnë çështjet që kanë të bëjnë me Organizimin e Sistemit, Financimin e Sistemit, Standartet mbi të cilat ngrihet sistemi, dhe Kontrolli i Funksionimit të Sistemit.
  • AKTORËT KRYESORË NË SISTEMIN E ARSIMIT TË LARTË. Këtu temat mbulojnë çështjet që kanë të bëjnë me rolin dhe contribution e Aktorët Politikë, Komunitetit Akademik, Burokracisë Publike, dhe Grupeve të Interesit.  
  • POLITIKAT PËR ARSIMIN E LARTË Këtu temat mbulojnë çështjet që kanë të bëjnë me premisat mbi të cilat formulohen politikat. Këto premise përfshijnë Vizionin për Arsimin e Lartë, Reformat në Arsimin e Lartë, Politikat për Arsimin e Lartë, Politikat për Sistemin e Universiteteve, dhe Politikat për Universitetin si institucion.
  • MARRËDHËNIET LEGALE BRËNDA SISTEMIT TË ARSIMIT TË LARTË. Këtu temat mbulojnë çështjet që kanë të bëjnë me Kuadrin Ligjor dhe Statusin Juridik të Universitetit.  
  • KËRKIMI SHKENCOR NË NIVEL KOMBËTAR. Këtu temat mbulojnë çështjet që kanë të bëjnë me Sistemin dhe Institucionet e kërkimit shkencor, Modelin dhe praktikat e Titujve Akademikë, Kapacitetet për Kërkim Shkencor, Politikat e Qeverisë për Kërkimin Shkencor, Financimin e Kërkimit Shkencor, si dhe Vlerësimi i Cilësisë dhe Efektivitetit të Kërkimit Shkencor në nivel kombëtar.

Në NIVEL MIKRO ISAL-Albania ofron konsulencë për tema që kanë të bëjnë me UNIVERSITETIN si njësia bazë e sistemit dhe gjithë aspektet që kanë të bëjnë me organizimin, funksionimin, dhe zhvillimin e tij si institucion individual:

  • ZHVILLIMI INSTITUCIONAL I UNIVERSITETIT. Këtu temat mbulojnë çështjet që kanë të bëjnë me Zhvillimin Strategjik të Universitetit, Zhvillimin Infrastrukturor të Universitetit, si dhe Marrëdhëniet Publike që Universiteti zhvillon me institucione dhe aktorë të tjerë brënda dhe jashtë Shqipërisë.
  • ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I UNIVERSITETIT. Këtu temat mbulojnë çështjet që kanë të bëjnë me Burimin e Legjitimitetit tëPushtetit dhe Autoriteteve drejtuese të Universitetit, Strukturat dhe Autoritetet Drejtuese dhe Vendim-Marrëse të Universitetit, Praktikat e Vendim-Marrjes në Universitet, si dhe Politikat e Institucionit.    
  • VEPRIMTARIA FINANCIARE E UNIVERSITETIT. Këtu temat mbulojnë çështjet që kanë të bëjnë me Burimet Financiare të Universitetit, Planifikimi dhe Menaxhimi i Financave të Universitetit, Kontrolli dhe Auditimi i Menaxhimit të Financave, Kostoja e Mbajtjes në këmbë të Universitetit, si dhe Politikat dhe Aktiviteti Financiar i Universitetit.
  • VEPRIMTARIA AKADEMIKE E UNIVERSITETIT. Këtu temat mbulojnë çështjet që kanë të bëjnë me Lirinë Akademike, Strukturat Akademike të Universitetit, Profesoratin e Universitetit, Mësimdhënien në Universitet, Programet Akademike në nivel Bachelori, Master Profesional, Master Shkencor, dhe Doktoral, Kurrikulat, Standartet e Cilësisë që përdor Universiteti, si dhe Kontrolli i Cilësisë që aplikon universiteti.
  • KËRKIMI SHKENCOR NE UNIVERSITET. Këtu temat mbulojnë çështjet që kanë të bëjnë me Kapacitetet e Universitetit për Kërkim Shkencor, Politikat e Universitetit për Kërkimin Shkencor, Financimi që Universiteti I bën Kërkimit Shkencor, Aktiviteti dhe Veprimtaria Shkencore e Universitetit, si dhe Vlerësimi i Cilësisë dhe Efektivitetit të Kërkimit Shkencor në nivel Universiteti.
  • MARRËDHËNIET E UNIVERSITETIT ME STUDENTIN. Këtu temat mbulojnë çështjet që kanë të bëjnë me Përfaqësimin e Studentit  në Strukturat Institucionale dhe Vendim-Marrëse të Universitetit, Kushtet Ndihmëse që krijon Universiteti për Studentin, si dhe Politikat e Universitetit në raport me Studentin.
  • VEPRIMTARIA BUROKRATIKE E UNIVERSITETIT. Këtu temat mbulojnë çështjet që kanë të bëjnë me Kapacitetet Burokratike të Universitetit, Menaxhimin e Burokracisë së Universitetit, si dhe Politikat e Universitetit për Burokracinë e Institucionit.